Tragjedi, vritet boksieri i njohur para familjes 

Boksi

Tragjedi, vritet boksieri i njohur para familjes 

Nga: Kemajl Goca Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 12:36
Tragjedi, vritet boksieri i njohur para familjes 

Tragjedi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, boksieri profesionist Danny Kelly Jr u vra në një incident në Maryland, njofton policia.

Danny Kelly Jr. për herë të fundit u paraqit në ring në vitin 2019. Ai u vra në prag të Krishtlindjeve, ndërsa autoritetet e Maryland po hetojnë incidentin.

 “Tragjedia, Danny Kelly Jr. (30) u vra në prag të Krishtlindjeve teksa udhëtonte me të dashurën dhe tre fëmijët e tij në një restorant për darkë.

Një tjetër ndaloi pranë makinës së tij dhe u qëllua pa paralajmërim. As vajza dhe as fëmijët nuk u lënduan, por Kelly Jr. ka ndërruar jetë në vend.

‘Po hetojmë ende motivet e këtij akti, por përshtypja është se kanë qëlluar në makinën e gabuar”, ka thënë policia”, transmeton media kroate “Vecernj List”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat