Fury: Kam përdorur Dillian Whyte si çantë grushtimi në stërvitje

Boksi

Fury: Kam përdorur Dillian Whyte si çantë grushtimi në stërvitje

Më: 9 mars 2022 Në ora: 19:33
Tyson Fury dhe Dillian Whyte

Ndeshja e ardhshme e titullit të kampionit në peshën e rëndë midis Tyson Fury dhe Dillian Whyte po bëhet gjithnjë e më e nxehtë.

“Gypsy King” ka thëne se e ka përdorur Whyte si një thes grushtimi gjatë seancave të mëparshme sparring.

“Unë e kam ndeshur Dillian Whyte shumë, shumë herë dhe çdo herë e kam përdorur atë si një thes goditjeje. Ka pasur raste kur ai nuk mund të mbrohej. Kishte raste kur duhej të ndalonim sparringun”, tha Fury për BT Sport.

Fury dhe Whyte do të takohen më 23 prill në stadiumin Wembley dhe “lufta e fjalëve” veçse po rritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat