Usyk dhe Lomachenko marrin leje të lënë Ukrainën dhe duelojnë për titujt kampionë

Boksi

Usyk dhe Lomachenko marrin leje të lënë Ukrainën dhe duelojnë për titujt kampionë

Më: 20 mars 2022 Në ora: 12:29
Usyk dhe Lomachenko marrin leje të lënë Ukrainën dhe duelojnë për titujt kampionë

Bob Arum, promotori i njohur i boksit, ka deklaruar sot se boksierët ukrainas Oleksandr Usyk dhe Vasiliy Lomachenko, kanë marrë lejen për të lënë vendlindjen e tyre dhe rikthehen në ring, ku do të duelojnë për titujt kampionë bote në peshat respektive.

Usyk është kampion bote në peshën e rëndë dhe do të mbrojë kurorën ndaj britanikut Anthony Joshua. Ndërsa Lomachenko (ish-kampion bote) pritet të duelojë për titullin kampion në peshën e lehtë ndaj kampionit në fuqi George Kambosos.

Të dy këta boskierë aktualisht ndodhen në Ukrainë, ku janë duke luftuar për të mbrojtur vendin e tyre nga pushtimi i Rusisë. Nëse ky lajm konfirmohet, atëherë Usyk dhe Lomachenko mund të rikthehen në ring brenda 3 muajve në vijim.

“Kemi kontaktuar me qeverinë e Ukrainës dhe ata mendojnë se është e rëndësishme që këta dy boksierë të rikthehen në ring.

Rikthimi apo fitorja e tyre do të ishte një publicitet i shkëlqyer për një vend në vështirësi prej luftës”, tha Bob Arum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat