Prizreni përgatitet për një turne në Francë, Zapllozhani shpreson në rezultate të mira 

Boksi

Prizreni përgatitet për një turne në Francë, Zapllozhani shpreson në rezultate të mira 

Nga: K.G. Më: 26 prill 2022 Në ora: 19:04
Prizreni përgatitet për një turne në Francë, Zapllozhani shpreson në rezultate të mira 

Klubet e boksit në Kosovës,m përkundër që përballen me peripeci të ndryshme, arrijnë deri diku të marrin edhe rezultate solide qoftë vendore dhe ndërkombëtare. 

Klubi i boksit Prizreni ka një garniturë të mirë të boksierëve, që premtojnë një të ardhme të ndritur.

Trajneri i Prizrenit, Votim Zaplluzhani, tha se po punojnë me ritëm të shtuar në rritje të niveli tek secili boksier. 

Ai tha se po përgatiten për turneun që mbahet në Francë. 

“Ky turne mbahet për nder të Viking në Carenton në Republikën e Normandys. Klubi i boksit Prizreni merr ftesë për herë të tretë në këtë eveniment, ku marrin pjesë mbi 22 shtete. Edhe në vitin 2019 kemi marrë pjesë me dy boksierë, si Reni Tusha dhe Endrit Hoxhaj, ku jemi stolis me një brez.

Ne këtë vit kemi marr pjesë me 5 boksierë, një shkollar, dy juniorë, një të rinj dhe 1 senior, kemi tregu boks shumë cilësor evropian: Ensar Badalli, Yll Sylejmani, Lumturim Xhoxhaj, Arden Hoxha dhe Çlirim Berisha, fitues i brezit. I falënderojmë kryesinë e klubit të boksit Prizreni në krye me Ruzhdi Rexhën për mundësitë që na jepet si klub të marrim pjesë në arenën ndërkombëtare

Me 20 maj do të marrim pjesë në një turne ndërkombëtar në Francë fal mikut tonë Nezir Paqarizi”, tha Zaplluzhani për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat