Shqiptari ka rastin historik kundër serbit në Beograd, kjo është arsyeja

Boksi

Shqiptari ka rastin historik kundër serbit në Beograd, kjo është arsyeja

Nga: K.Goca Më: 23 prill 2024 Në ora: 22:47
Arjan Iseni

Boksieri shqiptar, Arjan Iseni, është para një rastit historik për t'i sjellë medalje Maqedonisë së Veriut nga Kampionatin Evropian pas 16 vitesh.

Iseni do të përballet me serbin Rastko Simiqin.

“Arjan Iseni (80 kg) nesër të përballet në ring dhe ka rastin historik për t'i sjellë medalje Maqedonisë nga Kampionati Evropian i boksit për senior në Beograd.

Medaljen e fundit për senior për Maqedoninë e fitoi Veli Mumin. 

Ai e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian në Liverpool të Anglisë në vitin 2008.

Në meçin e fundit, Iseni e mposhti me 3:2, Rafael Hovhansian nga Armenia.

Në Kampionatin Evropian marrin pjesë 401 boksierë, 263 në konkurrencë për meshkuj dhe 138 të femrat, nga 33 shtete”, ka shkruar media maqedonase “Ipon”.

Rezultatet e deritashme - 80 kg

Arjan Iseni – Michael Tsamalidis (Greqi) 3:2
Arjan Iseni – Rafael Hovhansian (Armeni) 3:2
Arjan Iseni – Rastko Simiq (Serbi) 24 prill

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat