Tyson Fury gati për meçin e madh, ka këtë mesazh

Boksi

Tyson Fury gati për meçin e madh, ka këtë mesazh

Më: 16 maj 2024 Në ora: 12:24
Tyson Fury

Tyson Fury është i bindur se asgjë nuk do ta ndalojë atë të mposht Oleksandr Usyk kur ata të duelojnë për të nxjerrë boksierin më të mirë në peshën e rëndë.

Të dy janë kampionë bote në këtë peshë dhe të pamposhtur, ndaj gjithë botë pret me padurim 18 majin për të mësuar fituesin.

Fury është një kampion i rrallë, teksa në vitin 2015 ia mori titujt legjendës Wladimir Klitschko, ndërsa tri vite më parë bëri të njëjtën gjë ndaj Deontay Wilder.

“Pse do të fitoj? Sepse kjo është ajo që di bëj. Unë fitoj pa marrë parasysh se çfarë ndodh dhe se si e bëj atë. Unë kam fituar gjithmonë”, tha Tyson Fury.

“Ajo që unë jap janë fitoret. Pavarësisht nëse është një inç apo një milje, unë e fitoj çdo here sfidën.

Gjashtëmbëdhjetë vjet si profesionist, kam dhënë gjithë jetën time.

Ata duhet të më quajnë një “mami”, sepse unë lind gjithmonë“, tha më tej boksieri britanik, që është gati për duelin e së shtunës.

“Jam i sigurt se trajner im ka një ide për atë që ai dëshiron që unë të bëj në këtë duel dhe do ta kuptoj kur të hyj në ring. Kam parë shumë stile më parë.

Unë kam luftuar me shumë boksierë të ndryshëm: Të gjatë, të shkurtër, të shëndoshë, të hollë. I kam luftuar dhe fituar të gjitha”, tha Fury.

Dallimi i vërtetë, sugjeron ai do të jetë dëshira. “Në fund të ditës varet se kush e do më shumë natën dhe mendoj se unë jam ai njeri. Kjo është epoka e Hektorit dhe Akilit dhe besoj se Akili jam unë”, tha Fury, që nuk ka frikë se mos çahet mbi vetull, siç ndodhi pak muaj më parë gjatë stërvitjes.

“Prerja, është ajo që është. Nëse hapet në luftë, fantastike. Nuk është se nuk jam prerë më parë. Pak gjak më rrjedh në fytyrë, por kjo nuk do të më ndalojë.

Thjesht shpresoj që arbitri të më lejojë të marr një sy të prerë, nëse ndodh. Atij doi t’i duhet një ushtri për të më ndalur. Mos e shqetësoni nëse dëmtohem në sy”, tha Fury.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat