Parashikimi i Mike Tysonit për meçin Fury - Usyk, që e gjithë bota e pret me emocione

Boksi

Parashikimi i Mike Tysonit për meçin Fury - Usyk, që e gjithë bota e pret me emocione

Më: 18 maj 2024 Në ora: 15:09
Mike Tyson

Ky duel do të zhvillohet në “Kingdom Arena” të Arabisë Saudite me fituesin që do të jetë një kampion i padiskutueshëm i të gjitha kategorive.

Fury është kampion i peshave të rënda në WBC, (34-0-1, 24 KO), kurse Usyk (21-0, 14 KO), mban titujt e peshave të rënda WBA, IBF, WBO dhe IBO.

Dje janë bërë matjet zyrtare, kur Tyson Fury ka peshuar 118.8 kg, ndërsa kampioni ukrainas Usyk ka peshuar 105kg.

Në lidhje me këtë meç ka folur Mike Tyson, i cili po mbështet anglezin Fury për të fituar luftën ndaj ukrainasit Usyk.

“Do të jetë një luftë interesante.

Unë jam duke shkuar drejt Tyson Fury sepse mendoj se ai thjesht do ta mposht atë. Ai do ta arrijë atë dhe do ta mposhtë.

Duhet të shkoj me Furyn”.

“Mendoj se ai është luftëtari më i mirë në botë, veçanërisht në kategorinë e peshave të rënda”, ka thënë Tyson.

57-vjeçari ndërkohë po përgatitet për luftën e tij përballë Jake Paul në muajin korrik, tre vjet e gjysmë pas ndeshjes së tij të fundit ‘miqësore’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat