Meghanin e quajnë “zonjë e shëndoshë“, çfarë përgjigje i jep ajo???

Bota e Yjeve

Meghanin e quajnë “zonjë e shëndoshë“, çfarë përgjigje i jep ajo???

Më: 18 janar 2019 Në ora: 19:36
Meghan Markle

Ka marrë plot komplimenta Meghan Markle gjatë takimit me pjesëtarë të stafit dhe vullnetarë në strehën e kafshëve “Mayhew”, por mes tyre pati edhe një që ne do të mendonim se nuk i ka pëlqyer shumë dukeshës së Sussex-it.

“Çfarë zonjë e dashur që je. Të bekoftë Zoti”, i tha nje prej grave të pranishme në event, e cila është me origjinë nga Xhamajka, e cila nuk e la me kaq komentin e saj:  “Dhe je një zonjë e shëndoshë!” vazhdoi ajo, duke bërë kështu një batutë për barkun e rrumbullakosur.

Por reagimi i Meghanit nuk ishte ashtu sic mund ta mendonim. Ajo ka nisur të qeshë me të madhe e i është përgjigjur: “ Po, jam shëndoshur, e pranoj!”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat