Kristof Piontek të shtunën bëri debutimin e tij zyrtar me skuadrën e Milanit. Polaku luajti për 20 minuta në barazimin 0-0 ndaj Napolit ku bëri një paraqitje të kënaqshme, duke iu afruar edhe golit.
Por, përveç sulmuesit, në Milano ka tërhequr shumë vëmendjen edhe e dashura e tij, Paulina Proçik.
Flitet se ajo është dashuruar menjëherë me stilin e jetës në qytetin e modës. 27-vjeçarja ka mbaruar studimet në Universitetin Vroklau të Polonisë dhe gjithashtu është shumë e apasionuar pas modës.