Princ Harry dhe Meghan e mbajnë sekret, por dikush zbuloi gjininë e bebit të tyre

Bota e Yjeve

Princ Harry dhe Meghan e mbajnë sekret, por dikush zbuloi gjininë e bebit të tyre

Më: 31 janar 2019 Në ora: 17:43
Princ Harry dhe Meghan

Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle do të bëhet nënë e një djali. Kështu ka parashikuar mjeshtri kinez i Feng Shui-t, Thierry Chow, i cili ka marrë përsipër të zbulojë gjininë e foshnjës që pret Markle dhe Princ Harry.

“Shohim se është një vit shumë i mirë për të për t’ u bërë me fëmijë”, tha Chow. “Për grafikun e saj të lindjes, ajo ka pak energji dominuese mashkullore. Kështu që unë do të thosha se është më tepër në pritje të një djali sesa një vajze”, ka shtuar ai.Meghan është 6-muajshe shtatzënë dhe pret të lindë në fund të prillit ose në fillim të majit. Ndërkohë Princ Harry dhe dukesha kanë zgjedhur ta mbajnë gjininë surprizë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat