Bebe Rexha e çaros krejt restorantin më 50 tequila, tipike shqiptare

Bota e Yjeve

Bebe Rexha e çaros krejt restorantin më 50 tequila, tipike shqiptare

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 06:58
Bebe Rexha

Bebe Rexha ka treguar se nuk kursen për të bërë qejf. Ajo ka çarosur me Tequila një bar të tërë dhe ka thënë se “ne jetojmë në një jetë super të çmendur”

Nuk është “fake news’.

Pop ylli shqiptar ka hyrë në një lokal meksikan dhe ka blerë fiks 50 shishe Tequila për të gjithë mysafirët e lokalit.

Jo, kjo nuk është humor-sepse Bebe Rexha ka bërë kështu mbrëmë derisa kishte hyrë bashke më shokët e saj në restorantin  El Compadre në Sunset të Hollywoodit, shkruan TMZ.

29 vjeçarja mandej është pirë dhe bërë tapë bashkë me ta, kurse pos shokëve të saj kanë përfituar çarosje edhe mysafirët e tjerë të lokalit.

“Ju keni një jjetë dhe ne jetojmë një jetë super të çmendur”, ka deklaruar ajo derisa ka kthyer gotat e fundit.

Image
Image

Bebe, kështu e mbylli një natë të çmendur duke u dukur si një “margarita e bardhë” derisa bëri edhe një vallëzim të shpejt.

E tërë festën e saj të çmendur ajo e ka shpërndarë për 7.4 milionë përcjellësit e saj në Instaggram.

Krijuesja e disa hiteve deri aty kishte shkuar me një pallto kamuflazh derisa ka pasur të veshur pantallona të zi.

Ky argëtim i Bebes vjen pasi që ajo më parë shprehi neverinë e saj për labelët e modës që kishin kritikuar për trupin e saj.

Labelët e modës po refuzojnë që ta veshin atë për shkak të përmasave “8” të trupit, e ku ajo po kërkon veshje të bukur për Grammy.

Demi Lovato ishte ajo e cila shprehu mbështetje për këngëtaren të martën duke shkruar: Ia q....moralin mbretër të kot!!! Më pëlqen ajo dhe ju duhet të flisni me mendje dhe me zërin tuaj.

Bebe, një ditë më parë kishte postuar një video në Instagram ku mbi të kishte shkruar, “me vjen keq, duhet ta largojë këtë nga gjoksi i imë”.

“Nëse nuk e dëshironi stilin tim të modës apo muzikën time kjo është një gjë. Por, mos thoni se s’mund të vishni dikë nëse nuk ka trup si të modeleve. Nëse masa 6/8 është shumë e madhe, atëherë nuk di çfarë të ju them”, kishte vazhduar bebe.

Në këtë rast, këngëtarja shqiptare nuk kishte treguar emrat e dizajnëreve që kishin përqeshur trupin e saj.

“Kështu që për të gjithë njerëzit që thonë jam e trashë dhe nuk mund të veshi tesha të bukura: në djall shkofshi, sepse nuk dua që ti vesh veshjet e juaja”, ka shtuar Bebe. Kurse masa e b...sime 8 prapë do të shkon në Grammy”, ka konkluduar ajo.

Bebe është e nominuar në kategorinë për Artistën ëm të mirë dhe për paraqitjen më të mirë në duet në Grammy ku do të paraqitet në Stamples Center në Los Angeles më 10 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat