“Thoni që janë zgjedhur me audicion, por keni futur me mik fëmijët e VIP-ave”, Alketa i përgjigjet ndjekësit: Mos keni…

Bota e Yjeve

“Thoni që janë zgjedhur me audicion, por keni futur me mik fëmijët e VIP-ave”, Alketa i përgjigjet ndjekësit: Mos keni…

Më: 7 mars 2019 Në ora: 09:02
Alketa Vejsiu

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu, këtë vit u rikthye me sezonin e dytë të emisionit “Në kurthin e Piter Pan”, ku çdo të hënë teleshikuesit argëtohen me të vegjlit që intervistojnë të ftuarit e njohur të ekranit shqiptar.

Mes fëmijëve, këtë sezon është edhe vajza e Valbona Selimllarit, Vivien. Lidhur me këtë ka reaguar një ndjekës i Alketës, i cili shprehet se fëmijët i kanë futur me të njohur.

“Thua që fëmijët janë zgjedhur me audicion por pasi ato hapën Instagram, pamë mbesën e Jozefinës, vajzën e Valbonës, nipin e Bicit e me rradhë, s’janë me mik por rastësisht të gjithë fëmijë të të njohurve, a mendon se ndaj emisioni s’ka audiencën dhe fëmijët s’janë në nivelin e duhur?”, i shkruan ndjekësja Alketës.

Moderatorja e njohur e ka lexuar këtë koment dhe ka vendosur që t’i përgjigjet: “Mos keni ngatërruar program? Jozefina, Bici kush janë? Ju siguroj që nuk kanë përfaqësues nga fisi aty”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat