Rita Ora paralajmëron projekt të veçantë për fuqizimin e femrave

Bota e Yjeve

Rita Ora paralajmëron projekt të veçantë për fuqizimin e femrave

Më: 8 mars 2019 Në ora: 22:21
Rita Ora

Rita Ora ka pralajmëruar një projekt të veçantë për fuqizimin e femrave.

Rita Ora përmes rrjeteve sociale, ka uruar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Ajo zgjodhi disa imazhe nga kampanja e markës “Escada”, për të uruar gratë me rastin e 8 marsit.

“Jam shumë krenare që po punoj me @womenforwomenuk dhe @escadaofficial për të mbështetur fuqizimin e femrave. Kjo dashuri e pabesueshme i ndihmon gratë që mbijetuan nga lufta të rindërtojnë jetën e tyre. Për të festuar #InternationalWomensDay 2019, unë jam bashkuar me fushatën #MessageToMySister të bamirësisë dhe kam dërguar një mesazh të solidaritetit te një grua e mbijetuar e luftës. Shikoni këtë hapësirë për një projekt të veçantë me ESCADA dhe ‘Women for Women International’, së shpejti”, ka shkruar Rita.

Kujtojmë që ditë më parë, këngëtarja ka nisur turneun në Australi, ku po mban koncertet e planifikuara të mbahen në atë vend.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat