Keisi Lushaj është bashkëshortja e reperit të njohur, Stresi, e cila së fundmi tërheq shpesh vëmendjen e mediave rozë me postimet që bën në rrjetet sociale.
Ajo është mjaft aktive në llogarinë e saj në “Instgram”, ku herë pas here publikon foto të reperit i cili prej muajsh ndodhet në burg.
Një ditë më parë, Keisi publikoi në “Instastory” një foto ku shfaqet një pjesë e fytyrës së Stresit dhe lehtësisht bien në sy qerpikët e gjatë dhe të dendur të tij.
“Bebet tona do të jenë të bekuar me qerpikë të mrekullueshëm!”, mbishkruan Keisi.