Rrëfehet Naomi Campbell: Kam qenë viktimë e racizmit

Bota e Yjeve

Rrëfehet Naomi Campbell: Kam qenë viktimë e racizmit

Më: 26 prill 2019 Në ora: 00:29

Naomi Campbell, ndonëse është një prej modeleve më të famshme në botë, e cilëson veten ende një viktimë të diskriminimit racor. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Vogue UK”, 48-vjeçarja tregoi se një reklamë e saj nuk u publikua në një vend pikërisht për shkak të ngjyrës së lëkurës.

“Fytyra ime u përdor për një fushatë të re publicitare dhe më thanë që për shkak të lëkurës sime një shtet nuk do të përdorte foton time”– u shpreh ajo. “Unë nuk u mërzita, ishte një sprovë e radhës”, shtoi Campbell, e cila u rikthye edhe në të kaluarën, duke treguar pengesat e hasura.

“Në vitet ’80 disa stilistëve as që i shkonte në mendje të punësonin modele me ngjyrë. Kam luftuar për t’i bindur që të më punësonin dhe të jepnin të njëjtin shpërblim si të kolegeve të mia të bardha”, përfundoi Naomi.

Image

Campbell, e cila modelon tashmë për të paktën 3 dekada, është së fundmi fytyra e re e firmës së njohur “Valentino”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat