E diagnostifikuar me Diabetin e tipit 2 qysh në moshën 19 vjeçare, Halle Berry, ka qenë vazhdimisht para sfidës së madhe për ta mbajtur nën kontroll shëndetin e saj.
Ajo në moshë të re e ka kuptuar se duhet të kujdeset për regjimin ushqimor dhe trupin e saj dhe këtë gjë tani duket se e bën lehtësisht.
Aktore e talentuar, nënë e mrekullueshme, mike fantastike – Halle Berry është një inspirim për shumë kënd.
Shpesh herë, ajo ka ndarë sekrete të vogla me fansat e saj në llogarinë e saj në Instagram, të cilët janë hiç më pask se 3,3 milionë.
Më poshtë po ju sjellim dietën, stilin e jetesës dhe disa sekrete të aktores që duket se e ka gjetur “eliksirin e rinisë”.
Ajo ushtron shumë
Për të qëndruar në formë dhe të menaxhojë sëmundjen e saj, po ashtu, ajo ushtron shumë. Berry nuk është fanse e ushtrimeve me pesha të rënda por ajo preferon të ushtrojë më shumë “cardio”.
Fokusi i saj janë muskujt e barkut. Trajneri i saj personal, Peter Lee Thomas, ka thënë se ajo ushtron tri herë në javë.
Ai po ashtu ka treguar se ajo është e gatshmë të përballojë çfarëdo lloj të ushtrimeve fizike, pavarësisht sa të vështira mund të jenë ato.
Ajo ka një regjim ushqimor
Halle Berry di mirë diçka që ne shpesh harrojmë – mendja dhe trupi i shëndetshëm lidhen me ushqimin e shëndetshëm.
Sekretet e saj kryesore sa i përket ushqimit janë moskonsumimi i sheqerit, ushqimeve me shumë yndyrë dhe karbohidrateve.
Ajo konsumon shumë perime të freskëta, mish pule por jo mish të kuq, peshk, pasta dhe drithëra.
Kujdeset për lëkurën e saj, shumë
Aktorja Berry kujdeset për lëkurën e saj aq shumë sa kujdeset për trupin e saj. Ajo ka një rutinë për kujdesin e lëkurës të cilën e ndjekë në mënyrë strikte qysh nga mosha 14 vjeçare.
Kjo rutinë përfshin pastrimin e thellë të fytyrës, tonifikimin dhe ushqyerjen e lëkurës, dy herë në ditë, çdo ditë.
Kur aktorja nuk ka xhirime ose paraqitje të ndryshme, ajo nuk përdorë grim dhe e lë lëkurën të pushojë.
Pa dyshim se bën edhe tretmane të ndryshme fytyre dhe përdorë gjithmonë krem kundër diellit me faktor mbrojtës.
Ka prioritete të qarta
Si nënë e përkushtuar e dy fëmijëve, Halle Berry kalon shumë kohë me familjen e saj, gjithmonë.
Koha e kaluar me njerëzit e saj më të dashur, pa dyshim se i bëjnë mirë shëndetit fizik dhe emocional të saj.
Gjen gjithmonë kohë për lexim
Në faqen e saj në Instagram, ajo ka treguar gjithmonë se e ka pasion leximin e librave dhe se do të donte të kishte një vend ku mund të tregojë për librat e saj të preferuar dhe të tregojë se pse në fakt, janë librat e saj të preferuar.
Shtrati i saj i fjetjes është shndërruar në këtë vend, madje ajo ka edhe një ‘hashtag’ – #HBbooksfrombed – ku vazhdimisht sjellë risi.
“Më mirë e fus hundën time në libër se në punët e të tjerëve”, ka thënë ajo.