Kylie Jenner akuzohet për fotoshop në fotografitë e “Met Gala”

Bota e Yjeve

Kylie Jenner akuzohet për fotoshop në fotografitë e “Met Gala”

Më: 11 maj 2019 Në ora: 11:34
Kylie Jenner

Kylie Jenner akuzohet se përdori fotoshop për të ‘ndryshuar’ belin në fotot e “Met Gala”.

Ylli i reality-shout padyshim që dëshironte të dukej edhe më mirë se që është dukur, shkruan TheSun.

Kylie Jenner duket se ka përdorur mashtrime digjitale për ta bërë belin edhe më të vogël, në fotografitë që ndau në Instagram.

Kylie, 21 vjeç, kishte veshur fustan të markës “Versace”, por duket se nuk ishte e kënaqur me format e lakmueshme dhe përdori fotoshopin përpara se ta ndante fotografinë me 134 milionë ndjekësit e saj.

Pas publikimit të kësaj fotoje, në rrjete sociale komentuesit kanëk rahasuar atë imazh me të vërtetin.

Aty është vërejtur ndryshimi tek beli si dhe ndriqimi i fotografisë që ishte shkrepur në qilimin e kuq. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat