Kim Kardashian mori mësime si të marrë frymë me korsetin në Met Gala - Bota Sot
Kim Kardashian mori mësime si të marrë frymë me korsetin në Met Gala

Bota e Yjeve

Kim Kardashian mori mësime si të marrë frymë me korsetin në Met Gala

Më: 13 maj 2019 Në ora: 21:04
Kim Kardashian

Kim Kardashian njihet për rutinat e saj ekstreme të bukurisë.

Ylli televiziv mori gjithë vëmendjen me fustanin e saj nga Thierry Mugler në Met Gala 2019, por ishte ajo çfarë kishte veshur nën fustan që e bëri 38 vjeçaren të dukej më seksi se kurrë.

Derisa disa spekuluan se Kardashian kishte shkuar aq larg sa e kishte hequr një bri që të dukej shumë në formë dhe më e hollë në bel se kurrë në këtë ngjarje me temën “Camp:Notes on Fashion”, në fakt kjo ishte rezultat i ushtrimeve shumë intensive në palestër gjashtë ditë në javë dhe punës së Mr.Pearl [i famshëm për korsetet e tij].

Mr.Pearl që një bel jashtëzakonisht të hollë pas 22 vjetësh që ai gradualisht e kishte ngushtuar korsetin e tij, jo vetëm që bëri një korset të tillë për Kardashian që ajo as nuk mund të ulej, por edhe e mësoi atë si të marrë frymë.

Ai ia mësoi Kardashian disa teknika të veçanta se si ajo të merrte frymë derisa e kishte veshur këtë korset.

Një javë pasi që përfundoi Met Gala, Kardashian përmes një postimi në Instagram e ka falënderuar disenjatorin Mugler për përkushtimin e tij muaj me radhë për të krijuar këtë fustan unik për të.

“Shtatë muaj punë dhe prova në Montreal, Paris dhe LA. Mësime se si të marrë frymë me këtë korset nga i vetmi Mr.Pearl”, ka shkruar ajo.

Sipas Kardashian, ‘dhimbja’ për të pasë atë pamje në Met Gala ia vlejti krejtësisht!

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...