Fustani i fejesës së Jennifer Lawrence, ishte një mrekulli stili! - Bota Sot
Fustani i fejesës së Jennifer Lawrence, ishte një mrekulli stili!

Bota e Yjeve

Fustani i fejesës së Jennifer Lawrence, ishte një mrekulli stili!

Më: 14 maj 2019 Në ora: 19:34
Jennifer Lawrence

Fituesja e çmimit Oskar shihet shpeshherë në daljet e saj të përditshme të vishet mjaft thjeshtë, por në ditën e fejesës, kishte bërë një zgjedhje që nuk mund të ishte më e bukur: Jennifer Lawrence mbante një fustan të derdhur e mjaft femëror në ngjyrë të celët nga L.Wells Bridal. Partneri i saj është menaxheri i artit Cooke Maroney.

28 vjeçarja e kombinoi fustanin me mëngë të gjata (që në internet shitej për 2.300 dollarë) me një çantë Roger Viver, bizhuteri Fred Leighton dhe këpucë Casadei, ndërsa flokët i kishte kapur një topuz të çrregullt.

Mësohet se në festë kanë marrë pjesë familjarë e miq të ngushtë të të dyve; cifti ka preferuar një kremtim të bukur por të mbledhur.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...