Këngëtarja shqiptare Linda Halimi ka qenë në vëmendje të mediave muajt e fundit dhe është komentuar gjatë për jetën e saj private. Siç dihet ajo u bë nënë e një vajze të cilës i vendosi emrin e veçantë Kaimana.
Linda ka qenë shumë aktive këto kohë në rrjetet sociale dhe ka publikuar vazhdimisht foto dhe video me vogëlushen e saj. Ajo madje ka habitur të gjithë fansat teksa vetëm pak kohë pas lindjes riktheu format e mëparshme trupore.
Pak orë më parë, të gjithë kanë ngelur gojë hapur pasi këngëtarja publikoi një foto ku shihej me një pamje ndryshe. Linda kishte vendosur një paruke ngjyrë blu në kokë që e bënte atë të dukej si tjetër njeri.