Kinsi Volanski më në formë se kurrë, shiko surprizën që i bëjnë në klubin e natës

Bota e Yjeve

Kinsi Volanski më në formë se kurrë, shiko surprizën që i bëjnë në klubin e natës

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 08:07
Kinsi Volanski

Modelja polake, Kinsi Volanski, është duke shijuar famën e saj. Pas futjes në fushë gjatë finales së Champions-it, mes Liverpulit dhe Totenhemit, Volanski arriti t’i bënte të gjithë për vete, duke u shndërruar në një personazh publik në media dhe rrjetet sociale.

Së fundmi, 22-vjeçarja, është shfaqur në një klab nate në Marok, teksa shihet duke vallëzuar me të dashurin dhe një grup shokësh në zonën VIP të klabit.

Kinsi duket më në formë se kurrë, ndërkohë që nuk mungojnë surprizat.

Image

Teksa bukuroshja ishte duke vallëzuar, në një ekran gjigant në klab është shfaqur një dedikim për bukuroshen polake, të cilën ajo nuk ka nguruar ta ndajë me fansat e saj në rrjetin social “Instagram”. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat