Mesfushori i Borussia Dortmund, njeriu që i dha Kupën e Botës Gjermanisë në 2014-ën, ka vënë kurorë me modelen gjermane, Ann-Kathrin Brömmel.
Ish-lojtari i Bayern Munchen ka preferuar të mbajë një profil të ulët, teksa ceremonia e dasmës është mbajtur larg syrit të medias dhe opinionit publik gjerman dhe jo qëllim është cilësuar si dasma “sekrete”.
Mario Götze, 27 vjeç, dhe Ann-Kathrin Brömmel, dy vite më e madhe se ai, kishin zgjedhur një resort turistik në Majorka, Spanjë.
Nuk kanë munguar të ftuarit VIP. Të pranishëm kanë qenë Manuel Neuer, Thiago Alcantara, Marc Bartra, Andre Schurrle si dhe Marco Reus.