Rihanna në kopertinën e “Harper’s Bazaar” zemëron kinezët!!! Lum kritikash në rrjet

Bota e Yjeve

Rihanna në kopertinën e “Harper’s Bazaar” zemëron kinezët!!! Lum kritikash në rrjet

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 17:39
Rihanna

Rihanna është artistja më e fundit që akuzohet për ofendim kulturor me veshjet dhe pamjen e saj në kopertinën e Gusht 2019 të revistës “Harper’s Bazzar” edicioni i Kinë.

31-vjeçarja shfaqet e veshur me një fustan blu me mëngë të rëna, flokët e kapura, stiluar me aksesorë që të kujtonin stilet tradicionale kineze, pa harruar dhe buzët e lyera me të kuqe, por imazhi është hasur me kundërshti dhekritika në rrjet.

Ajo është kritikuar nga kinezët, pasi sipas tyre përpjekja për të sjellë tradicionalen në anë të një personi që nuk ka lidhje me atë vend është ofendim për ta.

Image

Në rrjetet sociale pati një lumë akuzash se fotot janë padyshim raciste dhe se 31-vjeçarja nuk ia ka idenë se çfarë ka veshur. Nuk munguan as kritikat për revistën, të cilët mund të kishin si imazh artistë aziatikë, në vend të yllit të Barbados-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat