Post-martesa e Bleros me Afronën, pas dasmës VIP çifti do të jetojë në shtëpinë luksoze 350 mijë euro - Bota Sot
Post-martesa e Bleros me Afronën, pas dasmës VIP çifti do të jetojë në shtëpinë luksoze 350 mijë euro

Bota e Yjeve

Post-martesa e Bleros me Afronën, pas dasmës VIP çifti do të jetojë në shtëpinë luksoze 350 mijë euro

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 23:17
Blero Muharremi dhe Afrona Dika

Të veshur dhëndër e nuse, këngëtari Blero Muharremi dhe modelja Afrona Dika na kanë shuar kureshtjen sesi do të duken në dasmë, pasi kanë pozuar për një kopertine reviste disa ditë para se të martohen. Blero dhe partnerja e tij, Afrona, më 21 shtator, do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre gjatë një ceremonie që do të organizohet në Shëngjin.

Muajt po kalojnë dhe dasma po afron, ndaj çifti i njohur ka menduar prej kohësh për detajet e organizimit. Afrona ka organizuar para disa javësh festën e beqarisë në ishullin grek, Mikonos. Ajo publikoi në “Instagram” një fotografi, në të cilën shihej se sipër vellos që mbante në kokë shkruhej: “Zonja e ardhshme Muharremi”.

Blero dhe Afrona kanë vendosur që ceremoninë e martesës ta mbajnë në një nga hotelet më të mira në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Kujtojmë se raporti mes çiftit ka qenë një nga më të diskutuarit në showbiz-in shqiptar, por Blero dhe Afrona kanë treguar se dashuria për njëri-tjetrin ka mbizotëruar mbi çdo gjë tjetër.

Propozimi për martesë iu bë Afronës në një emision në Kosovë, ku modelja e lumtur tha “Po”. Çifti tashmë ka filluar përgatitjet dhe me fotografinë e fundit të publikuar në “Instagram” nga Blero, duket se ata janë duke bërë zgjedhjen e veshjeve për ditën e tyre më të rëndësishme. “Duke u bërë gati, baby”, ishte mbishkrimi që ai ka lënë poshtë fotografisë, teksa kishte etiketuar të fejuarën e tij, Afronën.

Në këtë foto, këngëtari shfaqej i veshur me një kostum tejet elegant. Të ftuarit VIP tashmë kanë marrë ftesat në dorë për të qenë të pranishëm në ceremoninë ku do të këndojnë tre emra të njohur të muzikës: Sabri Fejzullahu, Ramadan Krasniqi dhe Shkëlzen Jetishi. Kujtojmë që Blero ka qenë i martuar më parë me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka vajzën Tara. Ai bëhet për herë të dytë dhëndër në moshën 40- vjeçare, të cilën e konsideron një moshë shumë të mirë. Por çfarë planesh ka bërë ai që kjo martesë të funksionojë?

Sipas miqve të këngëtarit, ai ka planifikuar me Afronën sjelljen në jetë të një fëmije, si dhe një marrëdhënie pa shumë kontroll në çift, duke respektuar hapësirat e njëritjetrit. Por cila është ana tjetër e medaljes së martesës dhe ku do të jetojë cifti pas dasmës VIP? Jo keq, pasi ata do të jetojnë në një shtëpi që kushton plot 350 mijë euro. Blero dhe Afrona po bëhen gati për të nisur një jetë të përbashkët dhe për këtë kanë blerë me parë apartamentin e ri në periferi të Prishtinës.

Ai e bëri blerjen më përparara, në mënyrë që pas ceremonisë me 600 të ftuar ta çojë nusen në shtëpinë e re luksoze. Këngëtari Blero Muharremi dhe Afrona Dika kanë treguar herë pas here se dashuria për njëri-tjetrin është shumë e madhe, por si në çdo marrëdhënie, edhe ata kanë pasur shumë probleme. Në fakt, lidhja e tyre herë pas here ka kaluar në kriza të ndryshme, madje deri në prishjen e fejesës në dyvjetorin e zyrtarizimit.

Modelja e rritur në Zvicër, Afrona, ishte ajo që ndante shpeshherë në rrjetet sociale lëndimin e saj nga Blero. Në një nga statuset e ndarjeve, Afrona shprehej: “Një ditë do të zgjohesh në mëngjes dhe do mendosh ç’ka ndodhi me vajzën që dikur ishte aty për ty pa marrë parasysh sa e largoje. Do të kujtosh të gjitha gjërat që ajo ka bërë për ty, gjithë dhimbjen, të cilën e bëre të kalojë. Do ta kuptosh sa e rëndësishme ishte ajo në jetën tënde dhe sa e mrekullueshme ishte, por kur ajo ditë të vijë, ajo do zgjohet me mashkullin, të cilin tashmë e kishte njohur”.

Sipas mediave të Kosovës, ajo shpesh ndihej e pavlerësuar nga Blero, i cili kishte një jetë intensive, nga koncerti në koncert. E që kur janë fejuar, krizat mes Bleros dhe Afronës kanë qenë shumë të shpeshta. Ndarje e ribashkime, fshirje nga “Instagram”-et e deklarata thumbuese e kanë karakterizuar lidhjen e këngëtarit Blero Muharremi me Afrona Dikën, modelen që e njohu pas dështimit të martesës me aktoren dhe prezantuesen Teuta Krasniqi, nga e cila kanë një vajzë.

Çifti, që u fejua në edicionin festiv të “Prive” në vitin 2016, shpesh ka pasur probleme në lidhje, e cila ka përfunduar me ndarje, por me rikthim në krahët e njëri-tjetrit në një kohë të shkurtër. Gjithsesi, tani duket se gjithçka e shohin si një ëndërr të keqe dhe tashmë janë të bindur t’i japin betimin në altar njëri-tjetrit.

A DO TË JETË ISHBASHKËSHORTJA E BLEROS, TEUTA KRASNIQI, NË DASMËN E ISH-BURRIT?

Kësaj pyetjeje i është përgjigjur vetë Teuta, e cila së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Kosova show”, ku ka rrëfyer se nuk do të jetë e pranishme në dasmën e ish-partnerit të saj.

“Jo, nuk do ishte mirë, jo për shkak të raportit se ne i kemi shumë njerëzore, normale dhe brenda kornizave, mirëpo në këtë rast kjo është diçka familjare dhe kudo në botë do dukej e çuditshme”, ka rrëfyer ajo para kamerave, edhe pse ka ruajtur një marrëdhënie të mirë me babanë e vajzës së saj, Tara. Kujtojmë se Blero dhe Teuta vazhdojnë të takohen për shkak të Tarës, e cila ka marrëdhënie mjaft të mira me partneren e re të të atit, Afronën.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...