Ç’kanë njerëzit me pemën e Krishtlindjeve të Kim Kardashian? - Bota Sot
Ç’kanë njerëzit me pemën e Krishtlindjeve të Kim Kardashian?

Bota e Yjeve

Ç’kanë njerëzit me pemën e Krishtlindjeve të Kim Kardashian?

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 06:32
Kim Kardashian

Kur bëhet fjalë për festa familja Kardashian nuk gabon kurrë. Mjafton të kujtojmë festën e Krishtlindjeve të vitit të kaluar që Kim dhe Kanye organizuan në shtëpinë e tyre. Një qytet i mbushur me borë dhe gjithçka tjetër e realizuar në mënyrë perfekte duke e bërë shpirtin e festës të ndihej në ajër.

Edhe këtë vit, Kim ka ndarë pak nga pamja e shtëpisë së saj dhe zbukurimeve për festat e fundvitit. Por nuk ishte ajo që të gjithë prisnin. Pema e Krishtlindjeve në shtëpinë e Kim-it i zhgënjeu të gjithë.

Arsyeja? Ishte shumë minimaliste dhe nuk përcillte asnjë emocion, të paktën kështu menduan njerëzit. Muret e shtëpisë së saj janë të bardhë dhe pema që ajo ka zgjedhur për këtë vit, po ashtu. Për më tepër, Kim nuk ka vendosur asnjë zbukurim në pemë, përveç dritave. Si përfundim, pamja e pemës së saj iu duk njerëzve thjesht e mërzitshme dhe shumë e zymtë.

Megjithatë, ka edhe nga ata që mendojnë që është një zgjedhje e veçantë. Ju si mendoni?

Image

 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat