Moderatorja shqiptare: Pozoj me të brendshme, sepse fitoj para

Bota e Yjeve

Moderatorja shqiptare: Pozoj me të brendshme, sepse fitoj para

Më: 21 dhjetor 2019 Në ora: 10:29
Einxhel Shkira

Einxhel Shkira, e cila së fundmi ka nisur një eksperiencë të re si moderatore e sporti, së fundi ishte e ftuar në emisionin “Rudina”.

Einxhel njihet për fotot e saj provokuese dhe sensuale në rrjetet sociale.

E pyetur për këtë fakt nga drejtuesja e emisionit, Rudina Magjistari, ajo u shpreh se nuk mund të konsiderohen shumë provokuese, sepse është natyra e saj dhe ajo nuk di të pozojë ndryshe.

“Realisht nuk e di sa provokuese mund të quhen sepse nuk ke si del ndryshe me rroba banje, si do dalësh në plazh?

Provokuese do jesh në çfarëdolloj pozicioni që do dalësh me rroba banje.

Është pak natyra ime që ndoshta nuk di si të pozoj shumë thjesht, të rri thjesht kështu, nuk di, nuk kam çfarë bëj.

Ndoshta të tjerat janë shumë me fat që dinë ta bëjnë këtë lloj poze, ndërsa unë jo.

Por nuk është diçka e shëmtuar që dikush të manifestojë format e veta ose sensualitetin e vet”.

Nga ana tjetër, Shkira e pranon se për shkak të fotove të publikuara në Instagram, ajo shpeshherë ndihet e paragjykuar dhe kjo gjë sigurisht e ka dëmtuar.

“Mua sigurisht më ka dëmtuar, sepse shumë njerëz nuk arrijnë ta kuptojnë, që përtej asaj vajzës që shohin në Instagram, mund të jetë një person shumë sportiv, një person ndoshta i brishtë deri diku.

Shumë njerëz madje edhe me rastin e tërmetit ose kanë paragjykuar dhe kanë dërguar mesazhe që shko bëj ato fotot e tua, bëje për show.

Megjithatë, mua nuk më prish punë, le ta komentojnë si të duan.

Unë vazhdoj dhe fitoj gjithsesi lekë nga Instagrami, prandaj jam ok, le të vazhdojnë të thonë çfarë të duan.

Nga Instagrami fitohet goxha mirë”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat