Liam Hemsworth konfirmon romancën e re me modelen Gabriella Brooks

Bota e Yjeve

Liam Hemsworth konfirmon romancën e re me modelen Gabriella Brooks

Më: 13 janar 2020 Në ora: 17:29
Liam Hemsworth, Gabriella Brooks

Liam Hemsworth e ka konfirmuar lidhjen e tij të dashurisë me modelen Gabriella Brooks.

Aktori 30-vjeçar ishte parë duke shkëmbyer puthje me modelen australiane, 23-vjeçe, në Byron Bay këtë muaj, në bazë të fotografive që ka publikuar New Idea.

Pasi kaluan Vitin e Ri së bashku, Liam dhe Gabriella nuk mund të ndaheshin nga njëri-tjetri, të cilët u panë në momente shumë të lumtura së bashku.

Liam e kishte prezantuar më parë Gabrielën me prindërit e tij, Craig dhe Leonie, në Bayon Bay për një drekë familjare, më saktësisht në muajin dhjetor.

Një burim i tha së fundmi US Weekly se Gabriella është e njohur me gjithë familjen Hemsworth.

“Liam ndjehet rehat me Gabriellan. Familja e tij e aprovon atë dhe e pëlqen vërtet, gjë që është shumë e rëndësishme për të”, pohoi një i brendshëm.

Por, është akoma e paqartë se si u takuan Liam dhe Gabriella ose kur filluan lidhjen.

Në tetor, Liam ishte fotografuar duke u puthur me Maddison Brown në një takim të tyre në New York – por duket se romanca e dyshes ishte jetëshkurtër.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat