Brenda vilës luksoze ku po pushon Kylie Jenner

Bota e Yjeve

Brenda vilës luksoze ku po pushon Kylie Jenner

Më: 4 mars 2020 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Kylie Jenner po qëndron në një vilë ku një natë kushton 10 mijë dollarë.

Kylie Jenner po pushon në ishujt Bahame bashkë me vajzën Stormi dhe disa miq të saj në një vilë mahnitëse luksoze, shkruan TheSun.

Vila ka gjashtë dhoma gjumi dhe është e kompletuar me pishinë, kopsht dhe një staf të plot të amvisëve.

Sipas TZM, një natë në këtë rezidencë kushton deri në 10 mijë dollarë.

Villa Rosalita ndodhet në plazhet rozë të Harbour Island dhe ka pamje mahnitëse të oqeanit.

Kylie me miqtë e saj po shijon udhëtimin në ishull dhe po kalon kohë edhe brenda vilës, ku kanë gjithçka çfarë iu nevojitet.

Shtëpia e pushimeve është e vendosur midis palmave dhe është drejt plazheve mahnitëse rozë.

Edhe pse secila dhomë gjumi duket pothuajse e njëjtë, të gjitha ato janë të dekoruara me ngjyra të ndryshme dhe kanë banjën e tyre.

Shtëpia është zbukuruar me vepra arti elegante dhe origjinale, së bashku me pllaka shumëngjyrësh dhe pasqyra mahnitëse.

Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat