Kuzhina e shkatërruar dhe me gjak, Johnny Depp akuzon ish-gruan e tij për abuzim

Bota e Yjeve

Kuzhina e shkatërruar dhe me gjak, Johnny Depp akuzon ish-gruan e tij për abuzim

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 12:42
Johnny Depp

Një fotografi e kuzhinës së shkatërruar dhe me gjak të shtëpisë së Johnny Depp në Australi i është treguar dje gjykatës.

Fotoja është bërë pas incidentit që çoi në prerjen e gishtit të aktorit të famshëm.

Image

 

Depp pretendon se iu pre gishti pasi gruaja e tij në atë kohë, Amber Heard, i hodhi një shishe vodka. Ndërsa, Heard ka thënë se Depp e dëmtoi gishtin e tij, pasi përplasi disa herë në mur telefonin.

Image

Fotografia e kuzhinës tregon një dritare të thyer dhe gjak në dysheme. Po ashtu, copa qelqi mund të dallohen edhe në banak, pranë shisheve me verë.

57-vjeçari ka paditur News Group Newspapers (NGN) pasi në tituj ai është cilësuar “dhunues gruaje”.

Aktori thotë se kjo gjë është “e turpshme dhe e pavërtetë”.

Sipas tij, ai nuk ka abuzuar kurrë me ish-gruan e tij dhe pretendon se është ajo e cila ka abuzuar me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat