Ndryshim i madh, Adele nuk njihet në foton e fundit

Bota e Yjeve

Ndryshim i madh, Adele nuk njihet në foton e fundit

Nga: E.B Më: 2 gusht 2020 Në ora: 11:25
Adele

Adele dukej e mrekullueshme ndërsa tregoi humbjen e saj të pabesueshme të peshës dhe flokët kaçurrela natyrale në një foto të re.

Ylli 32-vjeçar mahniti fansat ndërsa ajo postoi një foto në Instagram, ku në foto mrapa shihej Beyonce nga fotot e fundit që i ka bërë, shkruan “The Sun”.

Në momentin e parë, muzikantja shihet e  ulur ndërsa admiron veprat artistike nga albumi i ri vizual i Beyonce, “Black Is King”.

Krahas fotos, ajo shkroi: "Faleminderit. Mbretëresha që gjithmonë na bëri të gjithë të ndjehemi kaq të dashur përmes artit të saj ", transmeton “Bota Sot”.

Adele i ka lënë fansat të mahnitur me humbjen e peshës, në muajt e fundit.

Në muajin maj, ajo tregoi fizikun e saj  ndërsa pozoi për një foto të re në ditëlindjen e 32-të.

Ylli me origjinë në Londër dukej krejtësisht e panjohshme, ndërsa ajo qëndronte para shtëpisë së saj në një fustan të zi me mëngë të holla.

Ndjekësit e saj nuk mund ta besonin transformimin.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat