Beyonce ka realizuar fotosesion të ri.
Pop-ylli ndërkombëtar, Beyonce ka pozuar për numrin e muajit dhjetor të “British Vogue”,.
Në fotosesionin që e ka realizuar për këtë revistë, këngëtarja dukej joshëse teksa u shfaq e veshur me kostume të ndryshme.
Madje në njërën prej fotografive, ajo u shfaq e veshur me një kostum shumë të ngushtë dhe transparent, duke mos i lënë aspak vend imagjinatës.
Ndërsa, në foton tjetër u shfaq e veshur me kostum të gjelbër dhe kapele në kokë, duke theksuar format trupore.
Në imazhin e fundit, Beyonce u shfaq më elegante, e veshur në të zeza dhe me flokë të lidhura.