Rihanna shfaqet plot stil, ndërsa xhiron klipin e ri në Los Angeles

Bota e Yjeve

Rihanna shfaqet plot stil, ndërsa xhiron klipin e ri në Los Angeles

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 23:48
Rihanna

Këngëtarja e njohur, Rihanna, ka qenë duke paralajmëruar albumin e nëntë që dy vite me radhë.

Por, një realizim i këngëve nuk ka qenë i mundur deri më tani, pasi ajo ka qenë e angazhuar në biznesin e saj, shkruan Daily Mail.

Gjatë ditës së enjte, ajo është parë në Los Angeles, derisa po dilte nga vendi ku ishte duke xhiruar klipin e ri.

32-vjeçarja derisa dilte nga hoteli, ka marrë vëmendje të madhe të audiencës, pasi ishte e veshur në mënyrë unike.

Në të më shumë dominonte ngjyra e bardhë, kurse kishte edhe disa dizajnë me ngjyrë të kafe, sidomos në bluzën me dekoltenë e hapur.

Sikurse edhe në shumicën e rasteve, krijuesja e hitit “Work” mbante qafore argjendi në qafën e saj, përfshirë edhe vathë të diamantit.

Rihanan përndryshe nuk ka lansuar më asnjë projekti muzikor, që nga albumi “ANTI” në vitin 2016.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat