Festivali i RTSH-së/ Manjola Nallbani rikthehet bashkë me “pranverën”

Bota e Yjeve

Festivali i RTSH-së/ Manjola Nallbani rikthehet bashkë me “pranverën”

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 20:30
Manjola Nallbani

Ikona e muzikës së lehtë shqiptare, Manjola Nallbani, rikthehet me freskinë e dikurshme, të 20 apo 30 viteve më parë, si atëherë kur fitoi dy herë radhazi Festivalin e Këngës në RTSH.

Ajo ka ndarë disa foto, në profilin  e saj zyrtar, ku duken se po përjeton një rini të dytë.

Kujtojmë se Manjola Nallbani është në mesin e këngëtarëve që do të marrë pjesë këtë vit në Festivalin e 59-të, në RTSH.

Dhe ndoshta po përgatitet edhe në aparencë, për ta fituar këtë event.

Festivali i RTSH-së do të mbahet mes datave 17-26 dhjetor, por varet gjithçka në varësi të motit dhe pandemisë, pasi është planifikuar të zhvillohet në ambient të hapur.

Prezantuesit e festivalit të RTSH-së këtë vit do të jenë Jonida Vokshi dhe Blendi Salaj.

Konkurentët e Festivalit të cilët garojnë këtë vit janë këngëtarët: Era Rusi, Devis Xherahu, Orgesa Zaimi, Festina Mejzini, Franc Koruni, Inis Neziri, Sardi Strugaj, Gjergj Kaçinari, Durim Morina (Mirudi), Evi Reçi, Rosela Gjylbegu, Kastro Zizo, Klinti Çollaku, Anxhela Peristeri, Wendi Mancaku, Fatos Shabani, Florent Abrashi, Enxhi Nasufi, Kamela Islamaj, Era Rusi, Erik Lloshi, Xhesika Polo, Manjola Nallbani, Giliola Haveriku, Viktor Tahiraj, Agim Poshka, Stefan Marena.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat