Çfarë mund të bëni për të pasur një trup si Jennifer Lopez në të 50-at?

Bota e Yjeve

Çfarë mund të bëni për të pasur një trup si Jennifer Lopez në të 50-at?

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 18:48
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez, postoi dje një foto nudo, ku shihet trupi i tonifikuar. Format e saj kanë qenë një pikë diskutimi që kur ajo erdhi në skenën muzikore në të njëzetat, por është një gjë krejt tjetër pjesa që ajo mban të njejtin nivel muskujsh edhe në moshën 51-vjeçare.

Përveçse është e bekuar me gene të mira, Lopez i kushtohet një regjimi të rreptë shëndetësor si dhe një aktiviteti të rregullt fizik.
Ju sugjerojmë 4 mënyra të thjeshta me të cilat mund të qëndroni të tonifikuara deri në të 50-tat, por edhe më tej.

Gjumi: Është e dokumentuar që mungesa e gjumit sjellë pasoja tek pesha. Netët pa gjumë bëhen edhe më të zakonshme kur arrini të pesëdhjetat, për një numër arsyesh: nga nivelet e stresit deri tek mangësitë e hormoneve.

Terapistja Nutricionale, Eve Kalinik, thotë: "stresi çliron kortizolin, hormonin tuaj të zgjimit, zakonisht rritet në natën, që do të thotë se ata që janë nën një presion të jashtëzakonshëm mund të zgjohen natën, duke u ndjerë më pas shumë keq në mëngjes. Kjo pastaj çon në zgjedhje të dobëta të ushqimit: me shumë kafeinë; në ngrënien ushqimeve me sheqer dhe pijeve energjike." Gjithashtu ajo thekson se stresi dhe ankthi ndikon në funksionimin e veshkave.

Nëse keni një shqetësim përpiquni ta lehtësoni një orë para gjumit me ndonjë aktivitet tjetër, si për shembull: një banjë e ngrohtë, duke lexuar një libër, meditim apo ushtrime frymëmarrjen, më pas shkoni në shtrat.  

Hormonet: Simptomat e periudhës së menopauzës zakonisht ndodhin në të 40-tat para se të hyni në menopauzë në të pesëdhjetat. Ndërsa kjo ndryshon nga personi në person, zvogëlimi i ngadaltë i estrogjenit, progesteronit dhe testosteronit tek gratë mund ta bëjë më të vështirë ruajtjen e pamjes së tonifikuar. Terapia e zëvendësimit të hormoneve (HRT) është një mënyrë themelore për të ekuilibruar nivelet e estrogjenit dhe progesteronit.

Tania Adib, e specializuar në çështje gjinekologjike thotë: "terapia e zëvendësimit të hormoneve është më efektive kur bëhet me porosi për X individ, gjithçka ka të bëjë me korrigjimin e dozës së secilit hormon. Kur e merrni ekuilibrin si duhet, kjo mund të ketë efekte të thella pozitive në gjendjen shpirtërore, gjumin, peshën dhe mirëqenien e përgjithshme.''

Stili i dietave: Kur arrini të pesëdhjetat, pjesa më e madhe e peshës vendoset në pjesën e mesit. Është momenti që të ushqeheni në një mënyrë më të zgjuar. Mbusheni pjesën më të madhe të pjatës me perime të freskëta, për të ushqyer qelizat me lëndët ushqyese dhe antioksidantët që u duhen për të luftuar radikalet e lira, të kombinuara me proteina, karbohidrate komplekse dhe yndyrna të shëndetshme të tilla si avokado ose vaj kokosi. Për më tepër, heqja e sheqerit është thelbësore ndërsa vitet tuaja rriten pasi ajo shkakton inflamacion duke pasur efekte negative: duke filluar nga sytë e fryrë dhe lëkura me njolla dhe një rënie e insulinës e cila është jetike për stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe mbajtjen e oreksit larg.
 
Jennifer Lopez është adhuruese e dietës pa karbohidrate, pa sheqer, për të cilën foli gjatë intervistave për filmin e saj 'Hustlers'.

Trajnimi i rezistencës: Një masë e mirë e muskujve zvogëlohet me kalimin e moshës, prandaj është thelbësore që të përfshiheni në një formë trajnimi për rezistencën, duke praktikuar disa ushtrime me pesha. Jo vetëm që muskujt ndihmojnë për të djegur më shumë kalori, por janë përgjegjës për pamjen e tonifikuar të JLo.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat