“Çfarë? Dy?”- George Clooney tregoi si reagoi kur zbuloi se bashkëshortja ishte në pritje të binjakëve. Tregon edhe sekretin për flokët

Bota e Yjeve

“Çfarë? Dy?”- George Clooney tregoi si reagoi kur zbuloi se bashkëshortja ishte në pritje të binjakëve. Tregon edhe sekretin për flokët

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 16:39
George Clooney dhe Amal

George Clooney ka zbuluar një sekret në lidhje me flokët e tij.

Aktori i famshëm tregoi se i pret vetë flokët me një makinë të zakonshme.

Gjatë një interviste për “CBS Sunday Morning”, fituesi i Oskar tha këtë gjë ai e bën prej më shumë se dy dekadash.

“Flokët e mi janë si kashtë, ndaj është i lehtë për ti prerë. Kështu që vite më parë bleva një makinë dhe fillova ti pres vetë,”– u shpreh ai.

Ndërsa më pas shtoi: “Për të prerë flokët mua më duhen vetëm 2 minuta dhe këtë gjë e bëj prej 25 vitesh.”

Gjithashtu George Clooney foli edhe për ardhjen në jetë të binjakëve të tij, Ella dhe Alexander, tre vite më parë.

“Unë dhe Amal kurrë nuk kemi biseduar për planet për të pasur fëmijë. Pastaj një ditë vetëm kemi thënë: ‘Si mendon?’. Kur shkuam tek mjeku ata na thanë: ‘Do bëheni me djalë’. Dhe unë thashë: ‘Djalë, fantastike’. Më pas mjeku shtoi: ‘Prit është edhe një tjetër atje’. Isha përgatitur për një. Unë jam plakur dhe papritmas, ishin dy. Unë vetëm qëndrova aty për 10 minuta, duke shikuar një copë letër dhe thosha: ‘Çfarë? Dy?’,”- tregoi aktori.

Clooney shtoi se në ditët e para të marrëdhënies së tyre, ai dhe gruaja e tij madje nuk folën as për martesë.

“Asnjëherë nuk folëm për martesë kur ishim në lidhje,”- rrëfeu 59-vjeçari.

Çifti u bënë prindër për herë të parë në qershor të vitit 2017.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat