“Pse zgjodha të kuqen e zjarrtë në festën e ditëlindjes”- Juristja seksi: Ndihem e aftë si Kleopatra për të udhëhequr vendin

Bota e Yjeve

“Pse zgjodha të kuqen e zjarrtë në festën e ditëlindjes”- Juristja seksi: Ndihem e aftë si Kleopatra për të udhëhequr vendin

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 17:22
Xhensila Seferi

E kuqja e zjarrtë dominoi në ditëlindjen e juristes dhe modeles Xhensila Seferi, pasi në filozofinë e saj në ditë të veçanta si ajo e ardhjes në jetë, duhet të godasësh thellësisht.

Duke sfiduar atmosferën e pandemisë me festën e saj, shqiptarja që ka arritur të kapë kopertinën e kalendarit italian, pasi u klasifikua ndër 10 më të mirat në konkursin “Raggaza Moda e Spettacolo”, rrëfen pasionin për modën ndërkohë që ka zgjedhur si profesion shkencat politike dhe drejtësinë.

Pse vendosi të shfaqej si Kleopatra në festën e ditëlindjes, kush dominon mes meshkujve e femrave sa i përket pushtetit dhe zotësisë për të fituar para, pse nuk e josh profesioni i moderatores në televizion, dhe të tjera sekrete i zbulon në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Nuk u ndje fare situata e pandemisë në ditëlindjen tënde. Çfarë nënkupton kur thua se ndihesh si Kleopatra?

 Xhensila Seferi: Në radhë të parë figura e Kleopatrës është tepër e rëndësishme sidomos për emancipimin femëror, dhe fjalën “pushtet”! Sepse në Egjiptin e Lashtë u njoh jo vetëm si një perëndeshë e bukurisë, por edhe sidomos për aftësitë për të udhëhequr vendin! Praktikisht, femra nuk duhet parë thjesht si një objekt, por edhe më shumë se sa kaq…

Sa miq të ftuar kishe dhe ndodhi ndonjë incident me Policinë?

 Xhensila Seferi: Shumë pak! Rrethi i ngushtë familjar dhe persona të tjerë të dashur për mua. Nuk u desh ndërhyrja e Policisë, sepse fundja kur bëhet fjalë për të zbatuar ligjin dhe për t’u kujdesur për veten dhe të afërmit, nuk bëhet shaka, sidomos në këtë situatë!

Dominonte e kuqja, a mos ndoshta fshihej ndonjë surprizë dashurie pas kësaj ngjyre?

 Xhensila Seferi: “Kur nuk kam më blu, vendos të kuqe”, thoshte Picasso! Nuk e kishte edhe aq keq… Pastaj, në një rast të veçantë si ai i ditëlindjes, duhet të godasësh thellësisht dhe cila më shumë se ngjyra e kuqe mund ta bëjë?

Po ashtu edhe sensualiteti i veshjes ra në sy. Hyn ti te vajzat që i ke nxjerrë të brendshmet jashtë loje?

 Xhensila Seferi: Nuk më duket se është trend! Sidomos duke ditur se Adami dhe Eva erdhën në jetë ashtu… Brenda apo jashtë loje, rëndësi ka që të ndihesh mirë me trupin tënd.

Si një modele, çfarë e bën jetën tënde të mrekullueshme dhe çfarë të vështirë?

 Xhensila Seferi: Të mrekullueshme e bën çdo moment që jetoj, kur kam pranë njerëzit që dua dhe më duan. Në kohët e sotme të jesh e lumtur duket si mision i pamundur, por jo sepse është i tillë, por sepse njerëzit nuk vlerësojnë atë që kanë.

Mund të na përshkruash rutinën e ditës tënde në mënyrë që të ruash mirëqenien dhe bukurinë?

 Xhensila Seferi: Padiskutim që në radhë të parë është kujdesi për veten në çdo detaj, së dyti të ushqyerit mirë dhe së treti pak gjumë bukurie në drekë… Kur kemi kohë, natyrisht! Ah, ka edhe një tjetër pikë: mos u streso dhe nervozo!

Image

Mendon se sot e kanë më të thjeshtë vajzat apo djemtë për të fituar para?

 Xhensila Seferi: Mendoj se sot kushdo mund të fitojë para! Jetojmë në një botë mundësish. Ndoshta dikur do të ishte ndryshe, tani jo më!

Frika më e madhe e një vajze të bukur, që duket e bekuar nëse sheh stilin e saj të jetës?

 Xhensila Seferi: Nuk e njoh konceptin frikë! Ndoshta vetëm fjalën ”Kujdes!”.

A je xheloze për atë që ke në krah dhe a mund të durosh xhelozinë e dikujt?

 Xhensila Seferi: Kush nuk është xheloz, nuk dashuron!

Emisionin e kujt moderatoreje do të doje ta kishe ti, kënga e kujt reperi do të pëlqente të të dedikohej ty dhe historia romantike e cilit film do të dëshiroje të të ndodhte?

 Xhensila Seferi: Nuk e kam me qejf të bëhem moderatore! Sa për këngën, Eminem – “Not Afraid”! Filmi… Hmmmm… Le të themi që akoma nuk është xhiruar ashtu si do ta doja unë të ndodhte…!

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat