Krejtësisht e zhveshur dhe në mes të oqeanit, kjo është 28-vjeçarja që sfidoi një nga dallgët më të mëdha në botë nëpërmjet sërfit

Bota e Yjeve

Krejtësisht e zhveshur dhe në mes të oqeanit, kjo është 28-vjeçarja që sfidoi një nga dallgët më të mëdha në botë nëpërmjet sërfit

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 22:46
Felicity Palmateer

Një vajzë 28-vjeçare ka sfiduar një ndër dallgët më të mëdha në botë krejtësisht e zhveshur.

Felicity Palmateer publikoi videon mahnitëse në të cilën shfaqet duke bërë sërf në Hawai, Fixhi dhe në Australinë Perëndimore, raporton “The Sun”.

28-vjeçarja e cilësoi të gjithë këtë si “jashtëzakonisht fuqizuese”.

Image

“Videoja synon të jetë provokuese, por në të njëjtën kohë, sfidon nocionet që kanë të bëjnë me bukurinë.

Ajo që filloi si një ide mjaft e thjeshtë, por e frikshme dhe emocionuese, është shndërruar në diçka shumë më të madhe, sfiduese dhe të bukur nga sa e ëndërroja.

Procesi ishte jashtëzakonisht fuqizues. Duke përqafuar feminitetin, më ndihmoi jashtëzakonisht me vetëvlerësimin dhe me pranimin e vetes,”- u shpreh Felicity, e cila kishte tre vite që nga momenti i parë që kishte menduar të bënte diçka të tillë.

Image

Për të, videoja katër minutëshe është një mënyrë për të eksploruar idetë e saj mbi lirinë.

“Unë përdor sërfin si një formë meditimi, motivimi dhe arratisjeje. Ndihem më rehat kur jam në ujë. Të jesh në gjendje të ndërthurësh artin dhe sërfin në mënyrë kaq intime, është diçka shumë e bukur që po vjen me projektin e titulluar ‘Skin Deep’”.

Image
Image
Image

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat