Sara Hoxha reagon për herë të parë për komentet negative që i janë bërë gjatë shtatzënisë: S’e kuptoj pse u lodhët…

Bota e Yjeve

Sara Hoxha reagon për herë të parë për komentet negative që i janë bërë gjatë shtatzënisë: S’e kuptoj pse u lodhët…

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 13:46
Sara Hoxha

Sara Hoxha do të bëhet nënë së shpejti, por duket se komentet negative në lidhje me shtatzëninë kanë qenë të shumta, prandaj ajo zgjodhi të reagonte.

Mbrëmjen e djeshme, ajo zbuloi në Instastory se është përballur me komentet të tilla si: “Nuk je e para që ngel shtatzënë”; “Sikur vetëm ti je shtatzënë”; “Na lodhe”.

Sara thotë se nuk arrin dot ta kuptojë se përse njerëzit po lodhen më shumë se ajo gjatë shtatzënisë.

Image

“O njerëz të dashur dhe të mirë! E kuptoj se jeni në ankth më shumë se unë për lindjen time, por s’kemi ç’të bëjmë, do presim edhe pak.

Por vetëm diçka nuk kuptoj, ju që më thoni ‘Na lodhe, na lodhe’, pse po lodheni më shumë se unë?

Apo më doni kaaaq shumë saqë doni të merrni nga lodhja ime?

Image

Unë e di që për të pjell, pjell lopa. Kështu që shumë, shumë faleminderit për dashurinë!”, shkroi ajo.

Sara dhe partneri i saj, Ledri Vula, janë aktualisht në Gjermani, pasi pritet që vogëlushja të vijë në jetë aty.

Ndër të tjera, Sara, e cila ndan shpesh video e foto në rrjete sociale, tregoi se i ka bërë një rreng Ledrit sikur i plasën ujërat.

Image

Në videon e publikuar në Instagram, shihet se Ledri është shumë i lumtur teksa e pyet partneren e tij se çfarë duhet të bëjë në këto lloj rastesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat