A janë në një lidhje? Ori Nebijaj tregon një herë e mirë marrëdhënien që ka me Isli Islamin: Kemi shumë kimi…

Bota e Yjeve

A janë në një lidhje? Ori Nebijaj tregon një herë e mirë marrëdhënien që ka me Isli Islamin: Kemi shumë kimi…

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 17:30
Ori Nebijaj dhe Isli Islami

Ori Nebijaj dhe Isli Islami janë dyshja më e diskutuar, për shkak se shumica mendojnë që janë çift.

Ata kanë shfaqur që në fillim një kimi bashkë dhe prandaj, fansat shprehen të bindur se Ori dhe Isli janë më shumë se miq.

Mirëpo, Ori i ka dhënë një herë e mirë fund të gjitha dyshimeve ditën e djeshme në lidhje me këtë çështje.

E ftuar në rubrikën “N’fermë”, ajo tha se me Islin janë thjesht janë miq shumë të mirë.

“Ne kemi shumë kimi, por jemi miq të mirë, asgjë më shumë. E dimë që shumë do të donin të na shihnin bashkë dhe si çift, por jo. Ne kemi një kimi shumë të mirë si kolegë që jemi dhe duhet ta dini që kjo është shumë e rrallë mes kolegësh”,- u shpreh moderatorja.

Ndër të tjera, ajo tha se një marrëdhënie e tillë nuk ka ndikuar aspak në jetën e saj private, pasi djemtë e tjerë nuk janë stepur për të shprehur dëshirën për të krijuar një marrëdhënie me të.

Kur u pyet se si ndihet që nuk ka dikë në krah, Ori tregoi: “Të them të drejtën, nuk e vuaj fare mungesën e një partneri. Kjo është arsyeja kryesore pse unë vazhdoj të jem pa impenjime zyrtare”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat