Romeo Veshaj sapo publikoi foton e rrallë nga fëmijëria për këtë arsye të veçantë

Bota e Yjeve

Romeo Veshaj sapo publikoi foton e rrallë nga fëmijëria për këtë arsye të veçantë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 17:54
Romeo Veshaj

Sot, babai i Romeo Veshaj, feston ditëlindjen dhe me këtë rast, aktori i njohur i humorit ndau në rrjete sociale një foto nga fëmijëria.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, Romeo ka jo vetëm vëllain binjak, Donaldin, por edhe një tjetër vëlla.

Në foton e vjetër të publikuar nga Romeo në llogarinë e tij në Instagram, tre vëllezërit shfaqen në mes të natyrës bashkë me babain e tyre.

Të tre janë ulur mbi makinë, ndërkohë që tërheqin edhe babain e tyre që t’u bashkohet.

“Edhe 100 vjeç, hero”, shkroi Romeo krahas këtij kujtimi të bukur.

Aktori aktualisht është në një lidhje dashurie me këngëtaren e njohur, Jonida Maliqi, me të cilën publikon shpesh foto e video në rrjete sociale.

Pak ditë më parë, Jonida tha se është e dashuruar, por dëshiron të tregohet e kujdesshme, pasi nuk do që të lëndojë askënd.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat