I hapin profil të rremë në “Facebook” për të shpërndarë para, reagon Rudina Magjistari: Habitem se si mund të besohen gjëra të tilla…

Bota e Yjeve

I hapin profil të rremë në “Facebook” për të shpërndarë para, reagon Rudina Magjistari: Habitem se si mund të besohen gjëra të tilla…

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 07:57
Rudina Magjistari

Emri i Rudina Magjistarit është përdorur së fundmi në rrjete sociale nga persona që duan të përfitojnë prej famës së saj.

Një faqe në “Facebook” ka përdorur jo vetëm emrin, por edhe foto të moderatores, duke shkruar se dëshiron të shpërndajë para për ndjekësit.

Pasi e ka parë, Rudina ka reaguar menjëherë, duke u bërë thirrje ndjekësve që të mos bien pre e mashtrimeve të tilla.

Ndër të tjera, moderatorja shprehet e habitur se si këto lloj gjërash mund të besohen, sepse duken qartë që janë gënjeshtra.

“Profile fals me emrin tim në ‘FaceBook’ janë duke shpërndarë postime mashtruese, ndaj ju lutem mos i bëni like apo share.

Habitem se si mund të besohen gjëra të tilla, ku mashtrimi dhe gënjeshtra është kaq ashiqare, por ja që ndodhin.

Brenda mundësive do t’ju lutesha edhe ti raportonit. Faleminderit”, shkruan Magjistari.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat