Morena Taraku me tatuazh të ri, i kushtohet fansave të saj

Bota e Yjeve

Morena Taraku me tatuazh të ri, i kushtohet fansave të saj

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 22:57
Morena Taraku

Modelja dhe njëherësh këngëtarja, Morena Taraku, është mjaft e komentuar në faqet rozë.

Ajo është aktive në rrjete sociale, ndërsa ndan imazhe dhe video nga jeta dhe karriera profesionale.

Morena përndryshe njihet edhe për tatuazhe të shumta, të cilat kanë kuptime nga më të ndryshmet.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka zbuluar tatuazhin e ri, që i dedikohet fansave të saj.

“I dua fansat e mi”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Ndërkohë, “Alexander” mban titullin projekti i saj i fundit që u pëlqye në masë të madhe.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat