Ana e “Përputhen” përfundon në shtrat me Arjonin! Ja historia e 25-vjeçares nga Saranda që i bën të gjitha për famë

Bota e Yjeve

Ana e “Përputhen” përfundon në shtrat me Arjonin! Ja historia e 25-vjeçares nga Saranda që i bën të gjitha për famë

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 15:56
Ana Lleshi

Ana Lleshi është 25vjeçarja më e komentuar e këtyre ditëve në programin e njohjeve “Përputhen”, e cila ka lindur në Sarandë dhe jeton në Tiranë.

Vajza, e cila zotëron një biznes të vetin dhe ka pasion gatimin, kërkon partner në televizion, ndërkohë që e ka prezantuar veten si të paparashikueshme, që i pëlqen adrenalina.

Por duket se për famë Ana është vajza nga Saranda që i bën të gjitha në televizion për më shumë vëmendje, ashtu siç pranoi të bënte kërcimin twerk, për të cilin po ashtu u komentua jo pak.

Si në rastin e twerk-ut, ashtu dhe të shtratit me Arjonin, Ana u mbyt në lot, duke u bërë objekt i komenteve se, në fakt, ajo është thjesht aktorja, që po luan pa problem të gjitha rolet e skenarit që i jepen nga “Përputhen”, edhe pse kemi të bëjmë me një ”reality show”.

Le të ndalojmë në fillim te fotot e saj në shtrat me Arjon Lulin. Arjon Luli kishte paralajmëruar se do të nxirrte disa të vërteta në shesh nga emisioni “Përputhen”.

Image

Sipas tij, publikut disa gjëra i mbahen të fshehta dhe vendosi që të nxirrte diçka në lidhje me një vajzë e një djalë të programit. Ai ka publikuar disa foto ku shfaqet në një shtrat me një vajzë, dhe tha se është Ana Lleshi.

Siç duket, ata të dy kanë kaluar një mbrëmje bashkë dhe në foto Ana shihet duke fjetur, ndërsa Arjoni fotografon.

“Pantera zgjohu se do ikim te puntata! Datën dhe arsyen pse i publikova do t’i them në një moment të dytë”, shkruante Arjoni.

Ndjekësit e emisionit nxorën edhe disa foto nga postime të mëparshme të Anës, në të cilat shihej se ajo mban në dorë të njëjtin byzylyk dhe thonjtë i kishte të lyer po njësoj si tek fotot që kishte publikuar Arjoni.

Menjëherë pas këtyre postimeve ka reaguar Shqipja, e cila kishte treguar më herët se do të bashkëpunonte me Arjonin për të nxjerrë të vërtetat e spektaklit.

Ndërkohë, e përjashtuara e programit, Shqipe Hysenaj, tashmë po bën opozitaren nga jashtë, ndërsa ka rikujtuar sërish rastin e Teas dhe Andit, që ajo bëri publik disa ditë më parë.

Sipas saj, produksioni i “Përputhen” e ka fshehur të vërtetën, ndaj i ka bërë thirrje Anës që të lërë menjëherë programin, sepse me publikimin e këtyre fotove mbaroi gjithçka për të.

Nga ana tjetër, vetë Ana sqaroi foton me Arjonin në krevat. Ajo u shpreh se Arjoni e ka kërcënuar dy herë më këtë foto, të cilën ajo nuk e dinte që e kishte. Madje, ka bërë dy kërcënime dhe shantazhe, të cilat Ana i ka të regjistruara dhe i ka dërguar në polici.

“Mendoja se kishte foto të ndonjë të dashuri tim dhe i thashë postoje. Unë s’kam bërë seks me të, aty nuk jam as e zhveshur, as në dush, jam e veshur”.

Në një lidhje direkte në “Skype”, ajo kërkoi falje, ndërsa moderatorja tregoi se produksioni do të kujdeset ta ndjekë këtë çështje ligjërisht. Më tej, Ana kërkoi largimin nga emisioni, gjë që nuk është pranuar nga produksioni dhe do të hapin një sondazh për këtë.

Ndërkohë, përdorues të shumtë e shpërndanë në rrjet foton ku shfaqet Arjoni i shtrirë në shtrat me të, pamje që bien ndesh me rregullat e emisionit, që ndalon qartë takimet e çifteve jashtë studios.

Skandali i fotove që rrezikon eliminimin e Anës, vjen pas kërcimit të komentuar gjatë twerk. Edhe në atë rast, Ana që kërkon të dashur në emision, shpërtheu në lot kur i përmendën personin e dashur.

Image

Pasi mori vëmendje të madhe në emisionin “Përputhen”, që nisi prezantimin me një kërcim provokues dhe në një përplasje me një djalë, u shpreh se ai është sa “shala” e saj.

Ajo prezantoi në ekran paraqitur në ekran një tip moskokëçarës, por më vonë Ana tregoi një anë tjetër të saj. Ajo u prek nga një komentues, i cili e kishte shkruar për të: “Kur e shikon babi i Anës twerk t’u kërcy, do të krenohet aq shumë me të që nuk e ka dit çfarë talenti ka pas vajza e tij”.

Por Ana zbuloi se babai ka vite që është larguar nga kjo jetë, e pikërisht përmendja e emrit të tij në koment e përloti atë. Ajo nuk ngurroi të kundërpërgjigjej duke e cilësuar këtë botë si hipokrite.

“Mendoj që ai është shumë krenar atje ku është për mua sepse rriti një fëmijë që nuk shkon pas turmës, por turma shkon pas saj”, tha mes lotësh Ana. “Të jesh vetja në një botë kaq hipokrite quhet ashtu, por nuk jam ashtu. Edhe nëse jam ashtu është zgjedhja e imja, nuk ka çfarë t’ju duhet ju. Unë nuk jam ashtu!”, tha ajo.

Ndërkohë, djali i fotos në shtrat, Arjon Luli, pak kohë më parë shpërtheu publikisht ndaj Anës, pasi ajo e refuzoi tri herë në kërcim. Me pas ajo doli në takim me Arjon Lulin, i cili dukej shumë i tërhequr fizikisht ndaj 25-vjeçares.

Arjoni përpiqej të krijonte momente intime me të, duke iu afruar më shumë se ç’duhej, si dhe duke i thënë: “Ti je ëmbëlsirë. Unë të ha krejt ty!”.

Por, duket se situata filloi të agravohej në momentin që Ana refuzoi të kërcente në studio me të plot tre herë. Një puntatë më parë, Arjoni pranoi në takimin me Tean se nuk kishte qejf të kërcente, por në studio tha se do ta bënte për Anën.

Sipas saj, Arjoni nuk ishte i sinqertë në tërësi dhe për këtë arsye vendosi ta refuzonte. Le të shohim se si do ta luajë pjesën më tej Ana, në mënyrë që me risqet që merr në ekran, të arrijë qëllimin e saj, të bëhet sa më shumë e famshme edhe pse në program ka hyrë për të gjetur partnerin ideal.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat