“A është Donaldi dashuria e jetës tënde?”- Bora Zemani pranon publikisht se…

Bota e Yjeve

“A është Donaldi dashuria e jetës tënde?”- Bora Zemani pranon publikisht se…

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 17:09
Bora Zemani

Moderatorja e njohur, Bora Zemani, ishte një prej të ftuarave në emisionin “Shiko Kush Luan” javën që lamë pas.

Ajo u bë pjesë e lojërave, sfidave të ndryshme, si dhe iu përgjigj pyetjeve pikante për të rrëmbyer sa më shumë pikë për skuadrën e saj.

Një ndër këto pyetje lidhej me jetën e saj private:

“A është Donaldi përputhja jote, pra dashuria e jetës tënde?”

Pa hezituar, moderatorja simpatike u përgjigj: “Po, sigurisht”.

Dyshja po shijon prej kohësh romancën me njëri-tjetrit dhe tashmë duket se nuk e fshehin më as në publik.

Zemani nuk la pa përmendur edhe djalin e vogël 6-vjeçar, Arbor, duke thënë se ai është dashuria më e madhe e jetës së saj, motivim për të, si dhe njëshi në gjithçka.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat