Gwen Stefani e lumtur me jetën e saj

Bota e Yjeve

Gwen Stefani e lumtur me jetën e saj

Nga: D.B. Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 17:28
Stafani dhe Shelton

Këngëtarja e famshme, Gwen Stefani dhe partneri i saj, këngëtari Blake Shelton janë fejuar zyrtarisht, pas pesë vitesh së bashku.

Lajmi u njoftua fillimisht nga 51-vjeçarja, në rrjete sociale, ku tregonte unazën dhe i dhuronte një puthje në buzë partnerit të saj.

Më pas Shelton shkroi në profilin e tij:

“Gwen Stefani, faleminderit që më shpëtove vitin 2020, dhe pjesën tjetër të jetës sime. Dëgjova një PO!”

Çifti u njoh në programin “The Voice” në vitin 2015, ku dy trajnerët nisën një miqësi e cila përfundoi në një lidhje romantike.

Ata e kaluan karantinën në Oklahama, ndërsa tashmë janë zhvendosur në Los Angelos në shtëpinë e tyre të re, që ka kushtuar 13 milionë dollarë.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat