Pasi videoja në spital bëri xhiron e rrjetit, Genc Prelvukaj tregon gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit me Covid-19

Bota e Yjeve

Pasi videoja në spital bëri xhiron e rrjetit, Genc Prelvukaj tregon gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit me Covid-19

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 23:10
Genc Prelvukaj

Pasi zbuloi se është infektuar me Covid-19, në rrjet filloi të qarkullojë një video e Genc Prelvukës, e publikuar nga partnerja e tij, Eni Koçi.

Këngëtari shfaqej i shtrirë në spital, teksa në dorë kishte një serum.

Prelvukaj është “detyruar” të bëjë një sqarim për ndjekësit e tij të shqetësuar, duke treguar gjendjen aktuale shëndetësore.

Në një postim në Instastory, Genci tregoi se thuajse po shërohet, pasi gjendja e tij është përmirësuar dhe se është në përfundim të mjekimit.

“Një sqarim i vogël pas lajmeve të sotme në portale. Unë jam shumë mirë. Nuk jam shtrirë në spital dhe as nuk kam ndonjë komplikim.

Thjesht jam në përcjellje të terapisë për ta dërguar mjekimin dhe rekomandimin e mjekut deri në fund. Nderime për secilin nga ju që më keni shkruar nga shqetësimi. Shëndet e mbarësi”, shkroi këngëtari.

Partnerja e tij, Eni Koçi, zbuloi pak kohë më parë se ajo e kishte kaluar virusin para tri javësh dhe pa shqetësime serioze.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat