“Nuk bëja gili vili”- Eranda Libohova flet për ngacmimet e para gjatë adoleshencës së saj

Bota e Yjeve

“Nuk bëja gili vili”- Eranda Libohova flet për ngacmimet e para gjatë adoleshencës së saj

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 23:14
Eranda Libohova

Eranda Libohova ka folur dje për mënyrën se si djemtë i ngacmonin vajzat në vitet ’90, kur ajo vetë ka qenë adoleshente.

E ftuar tek “N’fermë”, këngëtarja tha se në atë kohë, të rinjtë organizonin festa në shtëpi dhe se disa nga djemtë me të cilët ka pasur ngacmime, sot janë personazhë të famshëm.

Libohova rrëfeu se djemtë nuk e kalonin kurrë cakun e shoqërisë dhe silleshin si kavalierë me vajzat.

“Më kujtohen ato diskot që bënim nëpër shtëpi, në bodrume. Nuk është se bënim më shumë qejf, por ishin qejfet që të diktonte koha.

Ishim goca dhe çuna që kërcenim. Disa prej çunave sot janë personazhe të njohur, të edukuar me limite, kavalierë, xhentila dhe nuk e kalonin cakun e shoqërisë, pavarësisht shkëndijave të para, por kemi qenë shumë të kontrolluar.

Linim takim tek ‘Parku Rinia’, në lulishtet e Tiranës, nëpër stola, mua s’më kanë pritur, unë nuk bëja gili vili,”- u shpreh këngëtarja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat