“Më kanë quajtur ‘homoseksual’ që 15 vjeç!”- Shawn Mendes flet për orientimin e tij seksual

Bota e Yjeve

“Më kanë quajtur ‘homoseksual’ që 15 vjeç!”- Shawn Mendes flet për orientimin e tij seksual

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 14:19
Shawn Mendes

Këngëtari 22-vjeçar, Shawn Mendes, ka folur së fundmi rreth thashethemeve në lidhje me orientimin e tij seksual, teksa ishte i ftuar tek “Dax Shepard”.

Duke folur me aktorin në “Armchair Expert”, Shawn shpjegoi se ka qenë shumë temë e sikletshme dhe që e ka lodhur, raporton “People”.

“Ishte kaq zhgënjyese dhe e vështirë për mua, sepse kisha pranë meje disa njerëz shumë të afërt nga komuniteti LGBTQ dhe më vinte keq për ta!”- shpjegoi 22-vjeçari.

Këngëtari kanadez gjithashtu vuri në dukje se sa e sikletshme është të flasësh rreth këtyre thashethemeve. Ai tha se që 15 vjeç e kanë etiketuar si “homoseksual”, teksa u shpreh:

“Unë nuk jam homoseksual, por nuk do të kishte ndonjë problem edhe po të isha. Nuk ka asgjë të keqe të jesh homoseksual, por nuk jam.

Të gjithë më kanë quajtur “homoseksual’ që kur isha 15 vjeç.

Unë kam pasur gjithnjë komplekse lidhur me mënyrën se si duhet të flas apo të ulem. Unë jam i pari që kryqëzoj këmbët sapo ulem.”

Shawn tha se duke qenë se i është dashur të merret me këtë që kur ishte adoleshent, ai e kupton që njerëzit e këtij komuniteti LGBTQ e vuajnë shumë këtë pjesë.

“Unë mendoj se shumë persona e kalojnë këtë, por ka kaq shumë djem homoseksualë që dëgjojnë sharje dhe etiketime.”

Shawn është në një lidhje romantike me këngëtaren e njohur, Camila Cabello.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat