“Nuk e dashuroj më aktrimin”, rrëfehet Gwyneth Paltrow

Bota e Yjeve

“Nuk e dashuroj më aktrimin”, rrëfehet Gwyneth Paltrow

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 14:17
Gwyneth Paltrow

Gwyneth Paltrow ka bërë një rrëfim në lidhje me dashurinë e saj për aktrimin.Gwyneth Paltrow thotë se ajo do të heqë dorë nga filmat pasi kuptoi se nuk e dashuron aktrimin aq shumë, shkruan BBC.

Kritikat më pozitive për yllin, gjatë pesë viteve të shkuara, kanë qenë për rolin e saj të Pepper Potts në tre filmat Marvel.

Ajo tha se e humbi orientimin pasi fitoi një Oskar në 1999 dhe një pjesë e shkëlqimit të aktrimit u zbeh për shkak se ishte gjithnjë në qendër të vëmendjes së publikut.

Roli i saj i fundit kryesor në një film, ishte përballë Johnny Depp në Mortdecai, film ky i publikuar në 2015. Ajo ka luajtur edhe rolin e Pepper Potts, në filmat Avengers, Infinity War and Endgame, dhe Spider-Man: Homecoming.

Paltrow ka bërë disa filma me kompaninë e Harvey Weinstein, Miramax. Në 2017, aktorja tha se Weinstein e kishte thirrur në suitën e tij në hotel, pas përfshirjes së saj në kastin e Emma dhe e kishte ngacmuar atë seksualisht.

Ajo tha, se i dashuri i saj i atëhershëm, Brad Pitt, ishte përballur me producentin. Ky i fundit, po kryen dënimin me 23 vite burg për përdhunim dhe agresion seksual.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat