Pas tre vitesh lidhje, Dakota Johnson dhe Chris Martin fejohen? Detaji që nxiti dyshimet

Bota e Yjeve

Pas tre vitesh lidhje, Dakota Johnson dhe Chris Martin fejohen? Detaji që nxiti dyshimet

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 13:36
Dakota Johnson

Dakota Johnson është fejuar? Një unazë gjigante në gishtin e martesës së aktores ka nxitur thashethemet se i dashuri i saj, Chris Martin i ka propozuar për martesë.

Ylli i Hollywood u fotografua gjatë fundjavës me unazën e madhe ngjyrë jeshile në gisht.

Duke qenë se ajo nuk mbante asnjë bizhuteri tjetër në dorën e saj të majtë, unaza rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve dhe nxiti thashethemet se Dakota Johnson është fejuar.

Johnson, 31 vjeç dhe Martin, 43 vjeç, janë në një lidhje prej vitit 2017 kur çifti u kapën mat në Los Angeles në një restorant.

Çifti raportohet se kanë një marrëdhënie të fortë dhe lidhja e tyre është shumë serioze.

Ish-gruaja e Martin, Gwyneth Paltrow, me të cilën ka dy fëmijë Apple, 16 vjeç dhe Moisiun, 14 vjeç, e miratoi lidhjen e tyre dhe një një intervistë për Harper’s Bazaar, tha për Johnson: “Unë thjesht e adhuroj atë”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat